Rusia parandalon sulmin terrorist, Putini falënderon Trumpin për ndihmën e CIA-s

2017-12-18 10:09:24 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti rus, Vladimir Putin falënderoi në telefon homologun e tij amerikan, Donald Trump për informacionet që i CIA kaloi Rusisë, të cilat mundësuan parandalimin e një sulmi terrorist në Shën Petersburg, njoftoi të dielën Kremlini.

"Presidenti Vladimir Putin e falënderoi homologun e tij amerikan për informacionet e dhëna nga CIA, të cilat mundësuan vendosjen nën hetim, zbulimin dhe kapjen e një grupi terrorist që po përgatiste atentate në qytetin e dytë më të rëndësishëm të Rusisë", thekson deklarata.

Elementë të Shtetit Islamik parashikonin të vendosnin eksplozivë në katedralen Kazan dhe në vendet më të frekuentuara të qytetit.

Shërbimet sekrete ruse (FSB) njoftuan të premten se kishin shpërbërë një celulë xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS) që përgatitej të bënte atentate më 16 dhjetor në Shën Petersburg.

Gjithsej, shtatë veta u arrestuan të mërkurën dhe të enjten. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore