Peru, parlamenti shqyrton mocionin kundër presidentit

2017-12-18 09:59:45 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti i Perusë miratoi tri ditë më parë me 93 vota pro dhe 17 kundër mocionin e paraqitur nga opozita për fajësimin e presidentit aktual Pedro Pablo Kuczynski. Zëdhënësi i Partisë më të madhe në parlament tha se Kuczynski ka abuzuar me detyrën, duke e akuzuar për korrupsion që përfshin firmën ndërtuese braziliane "Odebrecht"

Aktualisht, parlamenti i Perusë ka gjithsej 130 deputetë, Partia "Fuerza Popular" ka 71 vende, ndërsa partia në pushtet zë vetëm 17 vende. Nëse vërtetohen akuzat ndaj presidentit ai do të zëvendësohet nga nënpresidenti i parë Martín Vizcarra. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore