Panairi i punësimit i Kinës do të ofrojë 10 mijë vende për të huajt

2017-12-18 09:35:00 CRI Komenti juaj Printoni

Guangzhou do të organizojë panairin e punësimit këtë javë i fokusuar tek talentet e huaj.

Gjatë panairit, delegacionet qeveritare, universitetet, institucionet kërkimore shkencore dhe ndërmarrjet do të paraqesin 2.000 projekte dhe do të ofrojnë mbi 10.000 vende pune për talentet e huaj.

Deri tani, mbi 2,500 studiues dhe studentë, duke përfshirë dhe të huaj, janë regjistruar për të marrë pjesë.

Ndryshimet në ekonominë kineze, duke përfshirë përmirësimet dhe novacionin, po nxisin kërkesën për punëtorë të kualifikuar.

Vetëm në vitin 2016, mbi 430,000 kinezë të arsimuar jashtë shtetit u kthyen në vend, duke shënuar një rritje prej 58 për qind nga viti 2012. (Leftion Persiteri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore