Avioni i dytë kinez C919 bën fluturimin e parë të provës në Shangai

2017-12-18 09:28:55 CRI Komenti juaj Printoni

U ngrit sot në ajër për fluturimin e provës avioni i dytë për pasagjerë i tipit C919 i prodhuar nga Korporata Tregtare e Avionëve e Kinës. Tani Kina është prodhuesi i katërt avionëve jumbo pas ShBA-së, Europës dhe Rusisë.

Avioni C919 u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shangait, Pudong, rreth orës 10 e 30 minuta mëngjesin e të dielës. Gjatë provës avioni fluturoi për rreth 2 orë dhe ul me sukses më pas po në aeroportin Pudong të Shangait.

Gjatë fluturimit, avioni realizoi një shpejtësi maksimale prej rreth 470 kilometrash në orë në lartësinë maksimale prej mbi 4600 metra.

Wu Xin është shefi i fluturimit

Përpara nisjes të dielën, Wu tha se avioni do të shkurtojë kohën e fluturimit dhe do të ketë një shpejtësi dhe lartësi më të madhe krahasuar me fluturimin e parë të C919-s në maj.

"Do të kryejmë një provë bazë në lartësinë prej mbi 3 mijë metra, pastaj do të fluturojmë në rreth 4500 metra për të provuar fleksibilitetin dhe stabilitetin e marsheve dhe rrotave gjatë uljes. Shpresojmë që këtë herë të arrijmë një shpejtësi maksimale prej 463 kilometrash në orë, ndërkohë që në fluturimin e majit, shpejtësia nuk lejohej të kalonte 333 kilometra në orë.

Pas fluturimit të parë në maj, C919 realizoi udhëtimin e parë në distancë gjatë muajit të kaluar, duke fluturuar mbi 2 orë nga Shangai në qytetin e Xi'an-it.

Përpara se C919 të pajiset me certifikimin e aviacionit nga rregullatorët kinezë duhet t'i nënshtrohet mbi 1 mijë testeve duke përdorur një total prej gjashtë avionësh.

Avionit kinez ARJ-21 iu deshën shtatë vjet për të marrë certifikimin.

Autoritetet kineze nisën programin C919 në vitin 2008.

Me një rreze standarde fluturimi prej 4,075 kilometrash, avioni kinez C919 mund të krahasohet me modelin 320 të Airbus-it dhe atë 737 të Boeing-ut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore