Australi, qeveria rimerr shumicën në parlament

2017-12-18 09:28:10 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria australiane arriti një fitore vendimtare zgjedhore pasi rimori shumicën në parlament pas një ndalimi të mëparshëm kushtetues për ushtrimin e funksionit të ligjvënësit nga qytetarë me shtetësi të dyfishtë.

Kandidati i Partisë Liberale John Alexander rifitoi vendin e tij në Sydney.

Ish-lojtari kampioni i tenisit mundi të garonte përsëri pasi hoqi dorë nga shtetësia që trashëgoi nga babai i tij i lindur në Britani.

"Ka një kënaqësi të madhe kush përzgjidhesh për të luajtur në Kupën Davis për Australinë apo kur fiton një vend në parlament dhe menjëherë burojnë përgjegjësi të mëdha. Unë e shikojë këtë si një çast rilindjeje dhe gjithashtu partia jonë është e bashkuar. Ne jemi në një rrugë të drejtë e shumë pozitive".

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, qeveria e kryeministrit Malcolm Turnbull rimori shumicën në parlament.

Në tetor, Gjykata e Lartë krijoi një krizë kushtetuese duke vendosur paligjshmërinë e mbajtjes së dyshtetësive për pesë ligjvënës.

Disa zgjedhje të tjera vitin e ardhshëm mund ta zhvendosin më tej balancën e pushtetit politik.

Më shumë ligjvënës do të ballafaqohen me pyetjen nëse ata ende mbajnë shtetësi të dyfishtë ose nëse hoqën dorë prej shtetësisë së dytë për të konkurruar ligjërisht në zgjedhje. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore