ShBA, mijëra të evakuuar pas zjarrit që vazhdon prej ditësh në Kaliforni

2017-12-18 09:27:32 CRI Komenti juaj Printoni

Një zjarr që ka rënë në Kaliforni po shndërrohet në zjarrin e tretë më të madh në historinë e këtij shteti të ShBA-së.

Banorët janë evakuuar, ndërsa disa zona janë mbuluar nga hiri.

Më shumë se një mijë ndërtesa janë shkatërruar që nga rënia e zjarrit më 4 dhjetor dhe 18 mijë të tjera janë në rrezik.

Rreth 8500 persona dhe 32 helikopterë po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Martin Johnson nga Reparti i Zjarrfikësve të Kontesë së Santa Barbara-s thekson:

"Shpresojmë se nesër do të jetë një ditë më e mirë. Ne qëndrojmë të palëkundur në vendosmërinë tonë për ta shuar këtë zjarr. Këtë javë e kam quajtur këtë zjarr si një bishë, dhe është një përbindësh. Ne të gjithë e dimë këtë, por ne do ta vrasim atë: ekipi që qëndron pas meje, burrat dhe gratë në terren. Nuk kam asnjë dyshim. Ata do të kujdesen për këtë gjë dhe do ta shuajnë këtë zjarr."

Erërat e forta dhe moti i thatë pritet të vazhdojnë, teksa është lëshuar një urdhër i ri për evakuim në disa pjesë të kontesë së Santa Barbara-s.

Zjarri ka detyruar mbylljen e shumë shkollave për ditë të tëra, ndërsa ka përkeqësuar cilësinë e ajrit në të gjithë Kaliforninë Jugore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore