Irani përshpejton zhvillimin e fushës së vet më të madhe naftëmbajtëse

2017-12-17 11:14:54 CRI Komenti juaj Printoni

Irani do të zhvillojë një tender për fushën e vet më të madhe naftëmbajtëse, Azadegan, për të finalizuar një marrëveshje për studimin e zhvillimit të saj deri në verën e vitit 2018.

INPEX e Japonisë, CNPC e Kinës, "Royal Dutch Shell" dhe "Total" e Francës kanë paraqitur propozimet e tyre për këtë fushë naftëmbajtëse.

Irani e ndan Azadeganin me Irakun dhe të dy vendet janë në një garë për të zhvilluar këtë fushë naftëmbajtëse.

Pjesa e Iranit aty arrin në rreth 33 miliardë fuçi naftë bruto.

Irani e ka ndarë Azadeganin në pjesën veriore dhe jugore për të përshpejtuar zhvillimin. Prodhimi është rreth 80 mijë fuçi në ditë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore