Kinë, hapet së shpejti linja e parë e metrosë pa makinist

2017-12-17 10:38:51 CRI Komenti juaj Printoni

Linja e parë e metrosë pa makinist në Kinë do të hapet në fund të vitit, pas përfundimit me sukses të disa provave, njofton "The Beijing News".

Linja 14.4 km Yanshan-Fangshan shtrihet në jugperëndim të Pekinit. Me një shpejtësi maksimale 80 km/h, do të duhet një orë për të udhëtuar nga stacioni Yanshan në periferi për në qendër të qytetit.

Linja e re do të ketë nëntë stacione, që do të kenë zona pritjeje me ndenjëse dhe ajër të kondicionuar, ku udhëtarët mund të presin trenin në kushte komode në rehati pavarësisht nga moti.

"Teknikisht, linja Yanshan - Fangshan do të jetë krejtësisht pa makinist," thotë Yan Aiguo, menaxher i projektit për sistemet e informacionit të linjës së re të metrosë. Në fazën fillestare të provës, trenat ecin automatikisht, por mbikëqyren nga makinistët. Trenat kanë kryer një sërë procedurash automatike, si nisja, ndalimi dhe hapja e mbyllja e dyerve.

Numri i udhëtarëve që do të përdorin linjën e re, që ndodhet në fund të rrjetit të metrosë të Pekinit, parashikohet të jetë i ulët dhe trenat me katër vagona pritet të plotësojnë nevojat e banorëve të zonës. Megjithatë, stacionet e reja janë projektuar për trena më të mëdhenj me gjashtë vagona, që të presin një numër në rritje të udhëtarëve në të ardhmen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore