Hapet Samiti i BE-së

2017-12-15 16:15:53 CRI Komenti juaj Printoni

Samiti i BE-së nisi punimet pasditen e 14 dhjetorit në Bruksel. Temat kryesore që do të diskutohen në takimin e udhëheqësve të BE-së janë meaknizmi i mbrojtjes së përbashkët të BE-së, "Brexit", çështja e refugjatëve etj.

Kohët e fundit, vendet e BE-së ranë dakord për herë të parë për një bashkëpunim të përhershëm ushtarak. Në të do të marrin pjesë, krahas Gjermanisë, 24 vende të tjera. Bashkëpunimi do të çojë në plan afatmesëm në krijimin e një Bashkimi Europian Mbrojtjes.

Kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk tha se zbatimi i kësaj marrëveshjeje mundëson një mbrojtje europiane më të fortë. Përveç kësaj, BE-ja do të shpallë zyrtarisht përfundimin e negociatave të fazës së parë për daljen e Britanisë.

Në ditën e parë të samitit, udhëheqësit e BE-së diskutuan kryesisht për sistemin e mbrojtjes së përbashkët dhe bashkëpunimin e BE-së dhe NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg ishte gjithashtu i pranishëm në disa takime.

Mundësia e krijimit të një bashkëpunimi të përhershëm të strukturuar midis shteteve të BE u krijua në 2009 me marrëveshjen e Lisbonës të BE. Britania e Madhe e pati bllokuar prej kohësh këtë bashkëpunim. Përballë daljes nga BE, Londra tani nuk ka më argumenta kundër këtij bashkëpunimi.

Guri i themelit për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes u hodh muajin e kaluar në një takim të përbashkët të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE. Në atë kohë, shtetet e interesuara e informuan zyrtarisht BE-në se duan të themelojnë "Bashkëpunimin e përhershëm të strukturuar". Në këtë bashkëpunim nuk marrin pjesë Danimarka, Britania e Madhe dhe Malta. Danimarka nuk merr pjesë tradicionalisht në politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së, kurse Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja në 2019-n nga BE.

Komandanti i lartë i Estonisë, vendit kryesues të radhës, Riho Terras analizoi rëndësinë e mekanizmit të "Bashkëpunimit të përhershëm të strukturuar"

"Vendet e BE-së ranë dakord për herë të parë për një bashkëpunim të përhershëm ushtarak. Në të marrin pjesë 25 vendeve anëtare, të cilat ranë dakord për një Bashkim Europian më të fuqishëm ushtarakisht. Për qytetarët e BE-së, kjo gjë simbolizon nivelin e lartë të sigurisë. Së dyti, 17 projektet e përbashkëta konkrete do të rrisinë aftësinë për mbrojtje dhe së treti, bashkëpunimi ushtarak i pashembullt do të forcojë rolin e NATO-s si shtyllë e Europës."

Tema më e rëndësishme në këtë samit është pa dyshim negociata për daljen e Britanisë nga BE-ja. Pas 6 muajsh bisedimesh të vështira, udhëheqësit e 27 vendeve anëtare, përveç Britanisë së Madhe, pritet të hapin dritën jeshile negociatave për një periudhë tranzicioni pas largimit të saj nga BE, më pas për fillimin e një marrëveshje tregtare me Londrën.

Ndërsa, Parlamenti britanik votoi për një amendament që i jep këtij të fundit një të drejtë vetoje për marrëveshjen finale me BE-në për Brexit duke siguruar se qeveria ishte në rrugën e duhur për të mbajtur premtimet.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore