Putin:Rusia dhe Kina do të mbeten partnere strategjike, pavarësisht axhendës politike

2017-12-15 10:53:24 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti rus Vladimir Putin tha Rusia dhe Kina do të mbeten partnerë strategjikë afatgjatë, pavarësisht axhendës politike.

"Në Rusi, ekziston një konsensus kombëtar për zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën, domethënë cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve presidenciale, partneriteti gjithëpërfshirës strategjik mes Rusisë dhe Kinës do të mbetet i pandryshuar në një afat të gjatë."

Putin shtoi se Nisma e Kinës "Një brez, një rrugë" do të ndërthuret me strategjinë e zhvillimit të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe të planeve më të gjera të Rusisë për partneritete në Azi.

Ai vuri në dukje se Kina dhe Rusia po bashkëpunojnë për projekte të ndryshme, përfshi rrugët e reja detare përmes Arktikut.

"Nëse mundësojmë gjatë gjithë vitit përdorimin e Rrugës së Detit të Veriut, atëherë lëvizja e mallrave nga Azia në Europë do të jetë shumë më e volitshme se sa përmes transportimit në rrugë të tjera. Edhe Kina edhe Rusia janë të interesuara për këtë."

Në tre tremujorët e parë, vëllimi tregtar mes Kinës dhe Rusisë arriti në mbi 60 miliardë dollarë, një rritje vjetore prej 20 për qind. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore