Kina akuzon BE-në për vazhdimin e metodës së "vendit zëvendësues" në rastet antidumping

2017-12-15 10:12:56 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë Zhang Xiangchen akuzoi të enjten OBT-në se vazhdon të përdorë metodën e "vendit zëvendësues" në hetimet antidumping ndaj produkteve kineze, duke marrë madje një masë të re antidumping kundër importeve nga Kina sipas kësaj qasjeje të gabuar hetimi.

Më 6 dhjetor, Mekanizmi i Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve i OBT-së zhvilloi dëgjesën e parë të grupit të ekspertëve mbi çështjen e akuzës që Kina ka bërë ndaj Bashkimit Evropian për përdorim të metodës së "vendit zëvendësues" në rastet antidumping. Në këtë seancë, ambasadori kinez Zhang Xiangchen tha se ky rast është një mosmarrëveshje tregtare midis Kinës e Bashkimit Evropian dhe përfshin një parim themelor të së drejtës ndërkombëtare. Gjatë bisedimeve për hyrjen në OBT, pala kineze ka pranuar disa klauzola që janë të ndryshme nga të drejtat dhe detyrimet e vendeve të tjera anëtare të OBT-së dhe që janë pasqyruar edhe në protokollin e pranimit të Kinës në OBT. Prej tyre, neni 15 përcakton që vendet e tjera anëtare të OBT-së duhet të mbështeten mbi vlerën normale kur bëjnë hetim antidumping mbi produktet kineze dhe ky është çmimi që Kina ka paguar për t'u bashkuar me OBT-në, u shpreh Zhang. Më tej ai shtoi se, sipas angazhimit unanim të bërë nga të gjithë anëtarët e OBT-së kur Kina u anëtarësua në këtë organizatë, duke përfshirë edhe vendet e BE-së, pas pranimit të Kinës në OBT, duhej të përfundonte hetimi antidumping për importet nga Kina mbi bazën e të ashtuquajturit model i "vendit zëvenedësues" e dispozitat diskriminuese në ligjin antidumping duhet gjithashtu të ndërpriten.

Ambasadori Zhang Xiangchen kritikoi gjithashtu Bashkimin Evropian dhe SHBA-në për keqpërdorim të rregullave të OBT-së mbi bazën e përkufizimit prej tyre të "ekonomisë së tregut", duke u përpjekur të manipulojnë rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe t'ua nënshtrojnë anëtarët e tjerë të OBT-së rregullave të tyre. Kina është thellësisht e shqetësuar lidhur me ndikimin që kanë veprime të tilla mbi sistemin e tregtisë shumëpalëshe, u shpreh përfaqësuesi i përhershëm kinez në Organizatën Botërore të Tregtisë Zhang Xiangchen. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore