Siri, 23 civilë të vrarë nga sulmi ajror i forcave të koalicionit ndërkombëtar

2017-12-15 09:47:45 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Sirisë deklaroi të enjten se 23 civilë u vranë të mërkurën nga forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga ShBA-ja, në provincën Deir ez-Zor të Sirisë.

Sipas deklaratës, avionë luftarakë të koalicionit ndërkombëtar kryen të mërkurën një sulm ajrore mbi një qytet në pjesën lindore të Deir ez-Zorit. Nga ky sulm mbetën të vrarë 23 civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, si edhe pati dëmtim të banesave e të infrastrukturës, dhe humbje të tjera materiale.

Në shtator 2014, ShBA-ja dhe një numër vendesh të tjera krijuan një koalicion ndërkombëtar, për të kryer sulme ajrore ndaj objektivave të organizatës ekstremiste "Shteti Islamik" (IS) në Siri e Irak. Qeveria siriane ka akuzuar se një veprim i tillë është bërë janë pa lejen e Këshillit të Sigurimit dhe se nga këto sulme ajrore janë vrarë shumë civilë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore