Kinë, investimet jashtë vendit ranë 33.5% në 11 muaj të parë

2017-12-15 09:43:04 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave, investimet e drejtpërdrejta jo financiare kineze jashtë vendit ranë 33.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në rreth 108 miliardë dollarë amerikanë, në 11 muajt e parë të 2017-s.

Rënia u ul në krahasim me 40% që ishte gjatë 10 muajve të parë të vitit.

Autoritetet thonë se kjo rënie tregon se është arritur kufizimi i kapitaleve nëpërmjet investimeve të paarsyeshme jashtë vendit.

Autoritetet kineze nxorën politikën e re në gusht për kufizimin e investimet jashtë vendit nga kompanitë kineze në fushat si pasuri të paluajtshme, klube sportive etj., ndërkohë që u inkurajuan investimet në infrastrukturë dhe teknologjinë e re.

Investimet e drejtpërdrejta jofinanciare kineze jashtë vendit janë rritur vazhdimisht në vendet e përfshira në nismën "Një brez, një rrugë", duke kaluar 12 miliardë dollarë amerikanë gjatë 11 muajve të parë të vitit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore