Xi dhe Moon zotohen për stabilitet afatgjatë të marrëdhënieve

2017-12-15 09:34:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të vazhdojë të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Korenë e Jugut për ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e luftës në Gadishullin Korean, tha të enjten presidenti kinez Xi Jinping.

Xi i bëri deklaratat gjatë bisedimeve me presidentin jugkorean Moon Jae-in, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në Kinë, e cila do të zgjasë deri më 16 dhjetor.

Pas takimit, dy udhëheqësit u zotuan se do të punojnë për arritjen e stabilitetit afatgjatë në marrëdhëniet dypalëshe.

Në të njejtën kohë, ata thanë se çështja bërthamore e Koresë së Verut duhet të zgjidhet nëpërmjet diplomacisë. Kina dhe Koreja e Jugut ndajnë interesa të përbashkëta të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Gadishullin Korean.

Ata gjithashtu ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjeve të shumta në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, zhvillimin e industrisë së gjelbër dhe Olimpiadën Olimpike në Korenë e Jugut vitin e ardhshëm.

Në axhendën e presidentit korenojugor është edhe vizita në Chongqing.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore