Eksperti: Rritja e interesave nga Fed-i, para sfidave serioze

2017-12-15 09:31:55 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryetari i Komitetit për Zhvillimin Ekonomik të ShBA-së Joseph Minarik mendon se Rezerva Federale e ShBA-së (Fed) mund të përballet me sfida në përmbushjen e objektivit të saj për rritjen e normave të interesit tri herë vitin e ardhshëm.

"Çfarë po përpiqet të bëjë Fed-i duke thënë se parashikojnë tre rritje të normave të interesit vitin e ardhshëm. Kjo bëhet për t'i dhënë tregut një ide se ku besojnë ata se po shkon situata e përgjithshme ekonomike dhe se si do të reagojnë ndaj kësaj. Nëse ekonomia sillet ndryshe, edhe ata do ta ndryshojnë sjelljen e tyre të planifikuar," thekson ai.

Minarik-u thotë se, nëse miratohet plani i rishikuar i taksave i Trump-it, deficiti fiskal do të rritet në mënyrë të pashmangshme, duke krijuar një situatë problematike për Fed-in:

"Nismat e shpenzimeve kanë të bëjnë me rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, një program të ri hapësinor, investimet në infrastrukturë. Të gjitha këto duhet të miratohen nga Kongresi dhe fakti që tani do të shohim një perspektivë deficitesh më të mëdha buxhetore dhe rritje më të shpejtë të borxhit mund të bëjë që Kongresi të mendojë mirë dhe seriozisht para se të bëjë çfarëdo rritje të ndjeshme të shpenzimeve ".

Fed po kalon nëpër një fazë ristrukturimi të menaxhimit, teksa pritet që kryetarja e tij Janet Yellen të largohet nga posti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore