Kina: Marrëdhëniet me Rusinë nuk ndikohen nga gjendja ndërkombëtare

2017-12-15 17:55:02 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini shkoi në një linjë me vlerësimet e presidentit rus Vladimir Putin mbi marrëdhëniet Kinë-Rusi. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lu Kang, ritheksoi se zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është zgjedhja strategjike afatgjatë e të dy vendeve dhe nuk do të ndikohet nga gjendja ndërkombëtare.

Presidenti Putin tha të enjten gjatë konferencës vjetore të shtypit se vendimet e Kongresit të 19-të të PKK-së përputhen me strategjinë e Rusisë për zhvillimin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rritjen e statusit ndërkombëtar.

Ai shtoi se të dy vendet do të ruajnë partneritetin strategjik afatgjatë.

Duke përshëndetur qëndrimin e kreut rus, zëdhënësi Lu Kang, tha se partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Rusi ka pasur prirje më pozitive, duke sjellë disa arritje të rëndësishme.

"Kina dhe Rusia kanë marrëdhënie të shëndosha dhe të qëndrueshme, tha Lu, ndërsa shtoi se beson se drejtimi strategjik i udhëheqësve të të dy vendeve do t'i ngrejë marrëdhëniet Kinë-Rusi në një nivel të ri në vitin e ardhshëm.

"Kjo do të favorizojë të dy popujt dhe do të kontribuojë për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e të botës," u shpreh Lu Kang. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore