Delegacioni promovon Kongresin e 19-të të PKK-së në selinë e BE-së

2017-12-14 10:15:42 CRI Komenti juaj Printoni

Me ftesë të Partisë Socialiste Europiane, delegacioni i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) vizitoi të martën dhe të mërkurën selinë e BE-së për të promovuar frymën e Kongresit të 19-të të PKK-së.

Delegacioni u kryesua nga zv.drejtori i Departamentit të Organizimit pranë Komitetit Qendror të PKK-së, Gao Xuanmin që mori pjesë në bisedën tematike me titull "Kongresi i 19-të i PKK-së dhe zhvillimi i ardhshëm i Kinës", organizuar nga Departamenti i BE-së për Veprimet me Jashtë. Në këtë mbledhje morën pjesë mbi 30 diplomatë të lartë të BE-së.

Në fjalimin e tij, Gao Xuanmin prezantoi në mënyrë të gjithanshme frymën e Kongresit të 19-të dhe shtjelloi kryesisht rëndësinë e këtij kongresi për zhvillimin e ardhshëm të Kinës dhe për bashkëpunimin kino-europian. Ai tha se nën drejtimin e ideologjisë së Xi Jinping-ut për socializmin me karakteristika kineze në epokën e re, Kina do të thellojë reformat në mënyrë të gjithanshme për nxitjen e vazhdueshëm të gjallërisë së zhvillimit, do të krijojë mënyrën e re të zhvillimit, që të shkojë më tej drejt botës e të hapë më tej ekonominë. Ai shtoi se Kina do të këmbëngulë për përmirësimin e mëtejshëm të jetesës së popullit, do të nxitë formimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri si dhe krijimin një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit. Ai theksoi se Kongresi i 19-të do të ofrojë mundësi të reja me përfitime reciproke për bashkëpunimin dypalësh.

BE-ja vlerësoi lart konceptin e zhvillimit me popullin si qendër, të propozuar nga raporti i Kongresit të 19-të dhe tha se harta e rrugës së modernizimit, e projektuar në këtë raport, ka rëndësi të madhe jo vetëm për vetë Kinën, por edhe për Europën. Pala europiane është e gatshme të shkëmbejë përvojat dhe të thellojë bashkëpunimin nën kornizën e nismës "Një Brez, një rrugë", për një lulëzim dhe zhvillim të përbashkët. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore