FED-i rrit normat e interesit për të tretën herë brenda vitit

2017-12-14 10:05:19 CRI Komenti juaj Printoni

Rezerva Federale në SHBA (FED) rriti normën bazë të interesit për të tretën herë këtë vit, duke thënë se do të nisë reduktimin e zotërimeve të titujve të borxhit dhe instrumenteve të tjera.

Duke rritur normën bazë me 25 pikë bazë në segmentin 1-1.25%, Institucioni duket se ka larguar shqetësimet e fundit mbi ekonominë. Komisioni Federal i Tregut të Hapur deklaroi se ekonomia ka vazhduar të fuqizohet, vendet e punës janë shtuar dhe bëri të ditur se rënia e fundit e inflacionit është e përkohshme.

Muajt e fundit, konsumi familjar ka shënuar rritje dhe investimet vazhdojnë të rriten. Ndërkohë, niveli i inflacionit është ulur në më pak se 2%, që është objektivi i FED-it.

Rritja e parë erdhi në dhjetor 2015 kur norma e interesit u rrit nga 0.25% në 0.50%. Norma e interesit u rrit nga 0.50% në 0.75% nga vendimi i Rezervës Federale të 14 dhjetorit 2016. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore