Franca nxit përparimin në luftën antiterroriste në jug të Saharës

2017-12-14 09:49:25 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu të mërkurën shpresën për arritjen e rezultateve në lufën antiterroriste në jug të Saharës në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Me nismën e palës franceze, të mërkurën u organizua në Paris një mbledhje e G5-s së Sahelit. Në këtë mbledhje morën pjesë presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe liderët e pesë vendeve afrikane në rajonin Sahel në jug të shkretëtirës së Saharës.

Macroni bëri të ditur në një konferencë shtypi të zhvilluar pas takimit se Franca dhe palët e ndryshme do të thjeshtojnë procedurat administrative për t'i financuar trupat e përbashkëta të G5-s së Sahelit, në mënyrë që këto trupa të nisin sa më parë veprimet ushtarake.

Saheli është një rajon në jug të Saharës që përshkon Senegalin, Mauritaninë, Malin, Burkina-Fasos dhe Nigerin. Vitet e fundit, banorët e këtij rajoni kanë vuajtur nga varfëria, lufta dhe fatkeqësitë natyrore.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore