Rritet tregtia me pakicë

2017-12-14 09:44:57 CRI Komenti juaj Printoni

Instituti i Statistikave raportoi se tregtia me pakicë ka regjistruar një ecuri pozitive në tremujorin e tretë të vitit.

Indeksi i volumit të shitjeve u rrit me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e volumit të shitjeve sinjalizon se shpenzimet konsumatore të familjeve kanë vazhduar të zgjerohen.

Sipas INSTAT, nëse përjashtohet shitja e karburanteve, rritja është edhe më e lartë. "Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 3,4 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm", thuhet në raportin e INSTAT-it.

Në raport me tremujorin paraardhës, ky tregues, i përshtatur sezonalisht është rritur 2 %.

Në grupin "tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është ulur 4%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore