Kinë, përkujtohet 80-vjetori i Masakrës së Nankinit

2017-12-14 09:33:44 CRI Komenti juaj Printoni

Një ceremoni u zhvillua të mërkurën në Nankin për të përkujtuar 80-vjetorin e Masakrës së Nankinit.

 

Kryetari i Konfererencës Konsultative Politike të Kinës Yu Zhengsheng bëri thirrje që Kina dhe Japonia duhet të mbajnë parasysh interesat themelore të të dy popujve dhe të ndërmarrin hapa të reja për ruajtjen e paqes.

Në ceremoni mori pjesë gjithashtu edhe presidenti i Kinës Xi Jinping.

Që nga vitet '90 të shekullit të kaluar, në Nankin janë zhvilluar përvit veprimtari përkujtimore për të përkujtuar viktimat e masakrës.

Në vitin 2014, Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës e përcaktoi 13 dhjetorin si ditë kombëtare përkujtimore.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore