Qeveria kineze e vë theksin në zhvillimin e bujqësisë moderne

2017-12-14 09:25:02 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Shtetit i Kinës bëri thirrje të mërkurën për të shtuar përpjekjet për nxitjen e llojeve të reja të bizneseve bujqësore në vend.

Një deklaratë e publikuar pas mbledhjes së Këshillit të Shtetit të drejtuar nga kryeministri Li Keqiang, vë në dukje se do të nisë zbatimi i projekteve për të mbështetur subjekte të ndryshme biznesi që integrojnë sektorë të ndryshëm dhe që lidhen me strategjinë "Internet Plus". Po ashtu do të fillojnë planet e trajnimit për fermerët, për të nxitur sipërmarrjen dhe inovacionin në zonat rurale, duke nxjerrë më shumë njerëz nga varfëria, thekson deklarata.

Këshilli i Shtetit njoftoi gjithashtu se do të ndiqen politika preferenciale në fushën e financave, taksave, tokës dhe përdorimit të energjisë, për të inkurajuar përpunimin e produkteve bujqësore.

Në deklaratën e Këshillit të Shtetit bëhet e ditur edhe se do të krijohen risi në shërbimet financiare, për të lehtësuar dhënien me qira të makinerive të mëdha bujqësore. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore