Japoni, Guterres: "Nuk do të hyjmë somnambul në luftë me Korenë e Veriut"

2017-12-14 20:41:21 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për diplomaci të enjten për rastin e Koresë së Veriut, ndërsa u shpreh kundër luftës.

"Më e keqja që mund të ndodhë do të ishte të hynin somnambul në një luftë që mund të ketë pasoja dramatike," tha ai me rastin e një vizite në Tokio.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një seri sanksionesh për ta bindur Phenianin të heqë dorë nga programet e tij të ndaluara balistike dhe bërthamore.

"Së pari, këto sanksione duhet të respektohen nga Koreja e Veriut, por gjithashtu duhet të zbatohen plotësisht edhe nga të gjithë shtetet e tjera, pasi roli i tyre është vendimtar për arritjen e çarmatimit bërthamor të gadishullit Korean," shtoi Guterres. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore