Xi: Kina, Koreja e Jugut të shtojnë komunikimin për parandalimin e luftës dhe nxitjen e paqes

2017-12-14 20:31:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të vazhdojë të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Republikën e Koresë për ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e luftës në gadishullin Korean, tha të enjten presidenti kinez Xi Jinping, ndërsa theksoi nevojën për nxitjen e paqes dhe të bisedimeve.

Xi i bëri deklaratat gjatë bisedimeve me presidentin jugkorean Moon Jae-in, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në Kinë, e cila do të zgjasë deri më 16 dhjetor.

Kina dhe Republika e Koresë ndajnë interesa të përbashkëta të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në gadishullin Korean, shtoi ai. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore