Kina kërkon rifillimin e dialogut mes Izraelit dhe Palestinës

2017-12-14 20:18:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kina kërkoi rifillimin e dialogut mes Izraelit dhe Palestinës sa më shpjet që të jetë e mundur, për t'i dhënë zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë çështjes palestineze.

Reagimi i Pekinit vjen pasi takimi i jashtëzakonshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, e shpalli të mërkurën Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të Palestinës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lu Kang, tha se Kina e kupton shqetësimin e vendeve islamike për statusin e Jerusalemit dhe gjithashtu bëri thirrje për një zgjidhje të çështjes në përputhje me rezolutat përkatëse të OKB-së dhe konsensusin ndërkombëtar.

Lu tha se Kina mbështet krijimin e një shteti të pavarur palestinez me sovranitet të plotë mbi bazën e kufijve të vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e saj. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore