'Muzeu Britanik', rihapet galeria për Kinën dhe Azinë Jugore

2017-12-14 18:05:35 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspozitë kineze në 'Muzeun Britanik' u rihap këtë të enjten pas 18 muajsh restaurimi.

Aty shfaqen relikte kulturore që datojnë që nga 5 mijë vjet para erës sonë.

Ekspozita e re përfshin gjithashtu një sërë pikturash dhe bukurshkrim kinez.

Gjithashtu, në galerinë e re po integrohen edhe elemente të Kinës moderne.

Xin Wenyuan, është përgjegjësi i projektit për Azinë në 'Muzeun Britanik'.

"Ekspozita mbi Kinën në galerinë e vjetër ndalon deri në shekullin e 18-të, por kur projektuam galerinë e re, menduam se 'Muzeu Britanik' duhet të tregojë jo vetëm traditat historike e kulturore të Kinës, por gjithashtu të shtojë edhe elementë të epokave moderne e bashkëkohore".

'Muzeu Britanik' disponon rreth 23 mijë relikte kulturore kineze. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore