Rusia mbështet pjesëmarrjen individuale të sportistëve të saj në Olimpiadën Dimërore 2018

2017-12-13 10:15:28 CRI Komenti juaj Printoni

 

Zyrtarët olimpikë rusë njoftuan se do të mbështesin pjesëmarrjen individuale të sportistëve rusë në Olimpiadën Dimërore të Pyeongchang-ut vitin e ardhshëm.

Komiteti Olimpik Rus (KOR) tha se nuk do të pengojë asnjë sportist rus që dëshiron të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ndaloi pjesëmarrjen e Rusisë në Olimpiadën Dimërore 2018, por do të lejojë sportistët individualë rusë që nuk janë përfshirë në skandalet e dopingut.

Presidenti i KOR-it, Aleksandër Zhukov, thotë:

"Një nga çështjet kryesore që na shqetëson të gjithëve tani është se përse nuk u ftuan sportistët tanë kryesorë në Lojërat Olimpike, por u ftuan vetëm sportistët dytësorë. Kjo gjë na ka befasuar. Mendoj se KON-i duhet të kishte interes që në Olimpiadën Dimërore 2018 të konkurronin sportistët më të mirë rusë."

Rusia është lënë jashtë Lojërave Dimërore pas zbulimit të një përdorimi sistematik të dopingut disa vjet më parë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u shpreh se do ta lejojë pjesëmarrjen e Rusisë në veprimtaritë olimpike pasi të japë prova se nuk po mbështet më përdorimin e dopingut nga sportistët e saj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore