Ulet papunësia në vend

2017-12-13 09:47:06 CRI Komenti juaj Printoni
Dinamika e tregut të punës i është përgjigjur zhvillimeve pozitive të ekonomisë shqiptare, rritjes ekonomike, përmirësimit të klimës së biznesit dhe betejës kundër informalitetit.

Papunësia në tremujorin e tretë të 2017-ës në shkallë vendi arriti në 13.6%, nga 18.2% që ishte në tremujorin e parë të vitit 2014, raporton Instituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,1%.

Referuar të dhënave të dala nga anketa tremujore e forcave të punës në terma vjetorë punësimi u rrit me 1.9%. Rritja më e lartë e punësimit është vërejtur në sektorin e shërbimeve. Sipas INSTAT-it, punësimi në sektorin e shërbimeve në terma vjetorë u rrit me 8%. Në sektorin e industrisë punësimi u rrit me 0.8%.

Zyrat e Punës raportojnë se janë 36 mijë vende të lira për dhjetëmujorin e 2017, për të cilat sipërmarrja kërkon profesionistët e duhur. Përputhja e kërkesës së sipërmarrjes me aftësimin e fuqisë punëtore që kërkon punë, është sfida e qeverisë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore