Udhëheqësit e Turqisë e Palestinës i kundërvihen lëvizjes amerikane mbi Jerusalemin

2017-12-13 20:52:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi të mërkurën botës islame që ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Palestinës, ndërsa presidenti palestinez Mahmud Abbas refuzoi çdo përfshirje të ShBA-së në procesin e paqes.

Duke ju drejtuar një samiti të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll, Erdogan u bëri thirrje vendeve anëtare të njohin "Jerusalemin si kryeqytetin e Palestinës së pushtuar". Gjithashtu presidenti palestinez Abbas i kërkoi botës të njohë shtetin e Palestinës.

Udhëheqësi turk e përshkroi vendimin e presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit si një kërcënim për të gjithë njerëzimin, ndërsa i bëri thirrje Uashingtonit të tërheqë vendimin "e gabuar, provokues dhe të paligjshëm".

Statusi i Jerusalemit është thelbi i konfliktit izraelito-palestinez, pasi palestinezët shpresojnë për një shtet të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore