Macron takon të dërguarin e posaçëm të presidentit kineze për samitin e klimës

2017-12-13 19:15:13 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron u takua të martën me zëvendëskryeministrin kinez, Ma Kai, i cili ndodhej në Paris për të marrë pjesë në samitin 'Një Planet' si i dërguar i posaçëm i presidentit Xi Jinping.

Zv./kryeministri tha se Kina është e vendosur të respektojë zotimet e marra në kuadrin e 'Marrëveshjes së Parisit' dhe është e gatshme të punojë me palët përkatëse, duke përfshirë dhe Francën, për të nxitur procesin shumëpalësh kundër luftës ndaj ndryshimeve klimatike.

Ma, tha se Kina vlerëson mbështetjen e presidentit Macron për nismën e "Një brez, një rrugë" dhe vazhdimin e dialogut dypalësh në fusha të tilla si energjia bërthamore, hapësira ajrore, financimi i gjelbër dhe prodhimi i avancuar.

Nga ana e tij, presidenti Macron tha se zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën ka rëndësi të madhe për Francën, e cila është e gatshme të ruajë shkëmbimet e nivelit të lartë, duke u angazhuar aktivisht në nismën "Një Brez, një Rrugë". (Leftion Persiteri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore