Putini urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga Siria

2017-12-12 10:25:00 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën nga baza ajrore "Hmeymim" në Siri se ai ka dhënë urdhër që trupat ruse të fillojnë të tërhiqen nga Siria.

Një zyrtar i qeverisë siriane bëri të ditur se Putini mbërriti në bazën ajrore "Hmeymim" në provincën Latakia të Sirisë po atë ditë. Numri një i Kremlinit u takua në këtë bazë me homologun e vet sirian Bashar Assad, si edhe vizitoi trupat e dislokuara aty.

Putini tha se u ka dhënë urdhër ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Rusisë që të nisin tërheqjen e trupave nga Siria.

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad e falënderoi Putinin për pjesëmarrjen e Rusisë në luftën kundër terrorizmit në Siri dhe tha se populli sirian nuk do t'i harrojë sakrificat e bëra nga ushtarët rusë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore