Inflacioni në nëntor 1.7%

2017-12-12 09:58:26 CRI Komenti juaj Printoni
Inflacioni në muajin nëntor të këtij viti llogaritet 1.7%, raportoi Instituti i Statistikave. Një vit më parë inflacioni ishte 1,9%.

Sipas INSTAT-it, rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi "ushqime dhe pije joalkoolike" dhe grupi "qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" dhe "transporti".

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit "fruta" u rritën me 20,8%, pasuar nga nëngrupet "zarzavate përfshirë patatet" me 11,0%.

Nga ana tjetër, çmimet e nëngrupit "vajra dhe yndyrna" u ulën me 3,3%, pasuar nga nëngrupi "sheqer, reçel e ëmbëlsira" me 3,1%.

Ndonëse krahasuar me nëntorin e 2016-s, çmimet e grupit "ushqime dhe pije alkoolike" janë rritur me 3.7%, krahasuar me muajin tetor, çmimet e këtij grupi u ulën me 0,8%.

Ndërsa çmimet e grupit "transporti" u rritën me 1,3%, pasuar nga grupi "qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" dhe "shëndeti" me 0,4% secili.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore