Mesazhi i Presidentit Meta për të Drejtat e Njeriut

2017-12-11 09:49:52 CRI Komenti juaj Printoni
Më 10 dhjetor 1948, u miratua Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, kushtetuta e parë universale në mbarë botën.

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh për këtë ditë.

"Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë"- shkruan ndër të tjera presidenti.

Gjithashtu kreu i shtetit, duke cituar këtë deklaratë, thekson se "mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut çon drejt veprimeve barbare, që fyejnë ndërgjegjen njerëzore dhe krijimi i një bote në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, lirinë e besimit dhe lirinë nga frika dhe skamja është shpallur si aspirata më e lartë e çdo njeriu".

Sipas Metës, këto janë fjalët e para të këtij dokumenti thellësisht emancipues, të cilat edhe sot tingëllojnë aktuale dhe u kërkojnë ende shteteve dhe qeverive, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe vetë individëve të rikthejnë jo vetëm kujtesën, por edhe vëmendjen dhe energjitë e tyre në respekt parimeve detyruese të saj.(Koha Jonë)

Mrekulli
Lajmet Kryesore