FMN-BB publikojnë raportin për FSAP-in, pohohen sukseset e reformës monetare në Kinë

2017-12-08 10:03:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore publikuan të enjten raportin mbi rezultatet kryesore të përditësuara të Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP) të Kinës, ku konfirmohen arritjet e reformës dhe zhvillimit të sistemit ekonomik dhe financiar të Kinës në vitet e fundit.

Në raport thuhet se që nga viti 2011, kur filloi programi i vlerësimit të sistemit monetar të Kinës, ekonomia kineze ka ruajtur një rritje të jashtëzakonshme dhe të shpejtë. Sistemi monetar ka luajtur një rol shumë të madh për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë në Kinë.

Raporti pohon përpjekjet e bëra nga qeveria kineze për zhvillimin e reformës së sistemit financiar, duke përfshirë zbatimin e plotë të "Marrëveshjes Bazel III" për kapitalet bankare nga ana e qeverisë kineze në aspektin e rregullimit financiar, krijimin në industrinë e sigurimeve të një sistemi të aftësisë paguese të bazuar te rreziqet, si edhe forcimin e mbikëqyrjes së produkteve në tregjet e letrave me vlerë, si p. sh. në menaxhimin e pasurive.

Në raportin e FMN-së dhe BE-së gjithashtu vihet në dukje se, megjithëse sistemi financiar kinez ende përballet me sfida dhe rreziqe, qeveria kineze ka arritur stabilitetin lidhur me rreziqet financiare dhe ka marrë masa të vazhdueshme për t'i kontrolluar këto rreziqe. Qeveria e Kinës gjithashtu ka forcuar mbikëqyrjen e saj në nivel mikro, duke formuar Komitetin e Zhvillimit dhe të Stabilitetit Fianciar të Këshillit të Shtetit etj. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore