Londër, zhvillohet Dialogu i 5-të i Nivelit të Lartë të Shkëmbimeve Ndërnjerëzore Kinë-Britani

2017-12-08 09:47:23 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeministrja e Kinës Liu Yandong dhe ministri britanik i Shëndetësisë Jeremy Hunt drejtuan të enjten bashkërisht Dialogun e 5-të të Nivelit të Lartë të Shkëmbimeve Ndërnjerëzore midis Kinës e Britanisë.

Zv.kryeministrja Liu Yandong u shpreh se, me rastin e 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në rang ambasadorësh, marrëdhëniet dypalëshe, nën udhëheqjen strategjike të udhëheqësve të të dy vendeve, kanë hyrë në një "epokë të artë" dhe kanë pasur arritje të rëndësishme.

Ministri i Shëndetësisë i Britanisë Jeremy Hunt vlerësoi lart arritjet në shkëmbimet ndërnjerëzore gjatë pesë vjetëve që nga krijimi i mekanizmit të këtyre shkëmbimeve. Ai tha se shkëmbimet ndërnjerëzore janë shumë të rëndësishme për të nxitur miqësinë dhe bashkëpunimin mes popujve të të dy vendeve.

Znj. Liu dhe z. Hunt nënshkruan gjithashtu "Deklaratën e përbashkët të Dialogut të 5-të të Nivelit të Lartë të Shkëmbimeve Ndërnjerëzore Kinë-Britani", si edhe dhjetë marrëveshje bashkëpunimi në fushat përkatëse.

Mrekulli
Lajmet Kryesore