Xi Jinping përshëndet Forumin e të Drejtave të Njeriut Jug-Jug

2017-12-07 15:39:41 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping përshëndeti përmes një mesazhi urimi Forumin e të Drejtave të Njeriut, që mbahet sot (7 dhjetor) në Pekin. Duke theksuar që zhvillimi i të drejtave të njeriut në mbarë botën është pjesë e pandashme e përpjekjeve të përbashkëta të vendeve në zhvillim, kreu i Kinës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, që nën frymën e drejtësisë, barazisë, hapjes dhe përfshirjes, të respektojë dhe të pasqyrojë vullnetin e popujve të vendeve në zhvillim.

Presidenti Xi vuri dukje që Partia Komuniste e Kinës dhe qeveria kineze i përmbahen me vendosmëri idesë që populli është në qendër dhe vendosin interesat e popullit në nivelin më të lartë. Objektivi i Partisë dhe qeverisë synon përmirësimin e vazhdueshëm të jetesës së popullit kinez, gjithashtu respektimin dhe garantimin e të drejtave thelbësore të qytetarëve.

Popujt e vendeve në zhvillim zënë mbi 80% të popullsisë të përgjithshme të botës, prandaj zhvillimi i të drejtave të njeriut duhet të përparojë me ritmin e zhvillimit të secilit vend, sipas kërkesave konkrete të secilit popull, theksoi presidenti Xi.

Edicioni i parë i Forumit të të Drejtave të Njeriut Jug-Jug bashkëorganizohet nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit të Kinës dhe Ministria e Jashtme e Kinës. Në të marrin pjesë mbi 300 funksionarë dhe studiues nga mbi 70 vende dhe organizata ndërkombëtare. (Wang Xianya/Albana)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore