Xi Jinping: Të nxitet zhvillimi i vazhdueshëm

2017-12-07 16:17:01 CRI Komenti juaj Printoni

Më 6 dhjetor u hap në Guangzhou Forumi Botëror "Pasuria" për vitin 2017. Kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping dërgoi një letër urimi që u prit me entuziazëm nga përfaqësuesit kinezë dhe të huaj.

Përmes kësaj letre, presidenti Xi Jinping thekson se ekonomia kineze ka perspektivë të mirë afatgjatë, ka baza, kushte, dhe vitalitet për të realizuar përparim të qëndrueshëm.

Lidhur me këtë, foli ambasadori kanadez në Kinë John McCallum. Ai tha se Kina është e përparuar në shumë fushë si dhe ka rol udhëheqës në arenën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse Kanadaja nxit shtimin e bashkëpunimin me Kinën. Në krahasim me vitet e mëparshme bashkëpunimi dypalësh Kinë-Kanada është më i fuqishëm.

Në takimin mes me homologun e tij kanadez, kryeministri i Kinës Li Keqiang theksoi se Kina dhe Kanadaja janë vende të rëndësishme në rajonin e e Azi-Paqësorit si dhe vende të fuqishme tregtare. Nxitja e lehtësirave në fushën e investimeve dhe të tregtisë përputhet me interesat e përbashkëta të dy vendeve. Kina po e hap më tej derën e saj, klima e biznesit po përmirësohet më tej dhe po bëhet një vend i rëndësishëm për invesimet ndërkombëtare.

Ndërsa, Trudeau u shpreh se Kanadaja përkrah tregtinë e lirë dhe ka marrë pjesë aktive në procesin e globalizimit si dhe dëshiron të mbajë kontakte të ngushta me Kinën për të nxitur së bashku globalizimin dhe tregtinë e lirë si dhe të japë kontributin e saj për zhvillimin e vazhdueshëm të botës.

Në letrën e tij, presidenti i Kinës Xi Jinping shkruan se se Kina do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet me botën, do të zgjerojë shkëmbimet shumëpalëshe, do të nxisë liberalizimin e tregtisë dhe të investimeve, drejt globalizimit më të hapur, të balancuar dhe me përfitime të ndërsjella. Drejtori i Degës së Agjencisë për Marrëdhënieve Publike në Azi e njohur si Ruder Finn, Jean - Michel Dumont tha për gazetarët se në kushtet e një situate të ndërlikuar globale e me shumë paqartësi duhet të bashkëpunojnë më tepër për të gjetur së bashku rrugët e zgjidhjes së problematikave globale.

Xi Jinping në letrën e tij ripërsërit dhe frymën e planin e veprimit të PKK-së për zhvillimin e socializmit me karakteristika kineze për epokën e re. Kina do t'i përmbahet ndërtimit të një komunitet ndërkombëtar fatesh të përbashkëta të njerëzimit, do të thellojë reformat, për të nxitur aftësitë novatore të shoqërisë dhe do të nxisë më tej nismën "Një, brez, një rrugë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore