Kompania kineze e rezervimit të makinave synon të shtojë makinat elektrike

2017-12-07 10:36:44 CRI Komenti juaj Printoni

"Didi Chuxing", kompania më e madhe kineze e ofrimit të shërbimit të transportit me porosinë e klientit, ka bërë të ditur planet e saj për të blerë më shumë makina elektrike, duke formuar një kontingjent të madh taksish elektrike.

"Didi Chuxing" ka nënshkruar të martën marrëveshje blerjeje me kompaninë prodhuese të makinave elektrike NEVS. , Zv.presidenti i "Didi Chuxing" Yang Jun thotë që, sipas planit të kompanisë, deri në vitin 2020, numri i makinave elektrike të saj do të arrijë në 1 milion. "Didi Chuxing" ofron një numër shërbimesh sipas porosisë së klientit në mbi 400 qytete kineze, përfshirë ndarjen e shpenzimeve të udhëtimit, shërbimet taksi e të autobusave, shoferë zëvendësues etj. Kjo kompani mund të trajtojë deri në 28 milionë porosi në një ditë. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore