Putin kërkon të rizgjidhet president marsin e ardhshëm

2017-12-07 10:59:01 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se do të kërkojë një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm.

"Në të vërtetë, ky është vendi dhe motivi më i mirë për të njoftuar një vendim të tillë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Unë do të kandidoj për president të Federatës Ruse".

Putin u zgjodh president i Rusisë për herë të parë në vitin 2000 dhe u rizgjodh në 2004-ën. Ai shërbeu si kryeministër në periudhën 2008-2012. Në vitin 2012, ai u rizgjodh president i Rusisë.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi do të mbahen në muajin mars. Fushata zgjedhore do të fillojë në fund të dhjetorit.

Vlerësimet mbi miratimin e Putinit si president i ardhshëm përbëjnë aktualisht 80 për qind, duke shtuar gjasat për një mandat të ri.

Mrekulli
Lajmet Kryesore