Çaj i zi pasuron komunën Yingde

2017-12-07 09:56:47 CRI Komenti juaj Printoni

 

Çaji i zi, me aromë të fortë dhe ngjyrë të bukur, është një produkt i veçantë i komunës Yingde të provincës Guangdong. Zhvillimi i këtij sektori është një ndër rrugët kryesore që po ndjekin autoritetet vendore për zbutjen e varfërisë.

Për të shpejtuar daljen e më shumë banorëve nga kushtet e vështira ekonomike, pushteti vendor ka shpallur vitet e fundit nismën "100 ndërmarrje për 100 fshatra". Për sa i përket prodhimit të çajit të zi, kompania "Yingzhouhong" ka vendosur bashkëpunim me kooperativat e kultivimit të këtij çaji, duke shtuar në mënyrë të dukshme të ardhurat e familjeve të varfra.

Konkretisht, çdo familje në vështirësi ekonomike i jep kooperativës 20 mijë juanë nga subvencionet qeveritare dhe kooperativa i ndihmon fshatarët për të mbjellë çaj, duke e përdorur fondin për të blerë fidane, për pajisje për ujitje etj. Ndërkohë, kompania "Yingzhouhong" e ble të gjithë çajin e prodhuar.

Në fazën fillestare, familjet e varfra që nuk kanë përvojë në kultivin e çajit mund të marrin pjesë në kurse trajnimi.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore