Reagimet pas vendimit të Trump për statusin e Jeruzalemit

2017-12-07 09:35:03 CRI Komenti juaj Printoni

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit ka ngjallur indinjatë brenda komunitetit ndërkombëtar, me përjashtim të Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e cilësoi si një "ditë historike" vendimin e Donald Trump.

"Kjo është një ditë historike. I jemi shumë mirënjohës presidentit Trump për vendimin e tij të guximshëm dhe të drejtë për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për t'u përgatitur për hapjen e ambasadës amerikane këtu"

Ndërkohë presidenti palestinez, Mahmoud Abbas konfirmoi dje se SHBA-ja nuk mund të luante më rolin e ndërmjetësueses për paqe me izraelitët, pas njoftimit nga presidenti, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Ai konfirmoi angazhimin palestinez për të mbajtur "statu quo"-në:

"Me këto vendime, SHBA-ja minoi të gjitha përpjekjet për paqe dhe shpalli se po braktis rolin e ndërmjetësuesit në prosecin e paqes që ajo ka luajtur gjatë dekadave të fundit. Vendimi i Trump-it nuk mund ta ndryshojë statusin e Jeruzalemit dhe nuk do nuk do t'i japë asnjë legjitimitet Izraelit në këtë çështje, sepse Jeruzalemi është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës."

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ritheksoi se se ka qenë gjithmonë kundër një mase të njëanshme.

"Në këtë moment tensioni, nuk ka alternativë për zgjidhjen me dy shtete me Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit dhe i Palestinës. Nuk ka plan B. Do të bëjë të gjitha përpjekjet që liderët e Izraelit dhe të Palestinës t'u rikthehen negociatave kuptimplota dhe të punojnë për një paqe të qëndrueshme për të dy popujt."

Lidhja Arabe ka vendosur të zhvillojë një takim urgjent të ministrave të saj të jashtëm të shtunën, për të diskutuar mbi reagimin ndaj njohjes së mundshme nga ShBA-ja të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Ndërsa, Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të punojnë për paqen dhe harmoninë rajonale dhe të veprojnë me kujdes për të shmangur shkallëzimin e mundshëm të konflikteve.

Bëhet e ditur se qindra protestues janë mbledhur jashtë ambasadës së SHBA-së në Ankara dhe konsullatës amerikane në Stamboll për të dënuar vendimin e Uashingtonit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore