Pekin: Hapet Forumi i të Drejtave të Njeriut Jug-Jug

2017-12-07 20:42:37 CRI Komenti juaj Printoni
Të enjten u hap në Pekin Forumi i të Drejtave të Njeriut Jug-Jug, i organizuar bashkërisht nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Kinës. Në këtë forum dyditor marrin pjesë më se 300 zyrtarë e studiues nga mbi 70 vende e organizata ndërkombëtare, duke përfshirë edhe diplomatin shqiptar Çlirim Çepani.

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi Forumit një letër urimi, ku theksohet se zhvillimi i çështjes globale të të drejtave të njeriut është i pandarë nga përpjekjet e përbashkëta të vendeve në zhvillim.

Tema kryesore e këtij forumi është "Krijimi i një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit: Rast i ri për zhvillimin e të drejtave të njeriut Jug-Jug".

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes, ministrja e Jashtme e Surinamit Yldiz Deborah Pollack-Beighle u shpreh se Forumi i të Drejtave të Njeriut Jug-Jug ka krijuar shanse për zhvillimin e bashkëpunimit Jug-Jug. Nëpërmjet këtij forumi, vendet në zhvillim mund të shprehin mendimet e veta për problemin e të drejtave të njeriut duke nxitur bashkëpunimin.

Drejtori i Qendrës Ndërkulturore të të Drejtave të Njeriut pranë Universitetit të Lirë të Amsterdamit të Holandës Tom Zwart u shpreh se në pesë vjetët e kaluar, Kina ka pasur suksese të dukshme, duke hyrë në epokën e re:

"Në epokën e re Kina ka arritur rezultate të spikatura në fushën e të drejtave të njeriut, si për shembull miratimi i rezolutës për qeverisjen e gjithanshme të vendit sipas ligjit në plenumin e 4-t të Komitetit Qendror të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës."

Zwart shtoi se, njëkohësisht, Kina ka dhënë ndihmesën e vet të dukshme në të drejtat e njeriut në shkallë globale:

"Në pesë vjetët e kaluar, Kina ka luajtur një rol më të madh për krijimin e një rendi më të barabartë ndërkombëtar, rend që përfshin edhe sistemin global të të drejtave të njeriut. Në fjalimin e mbajtur në fillim të vitit në takimin vjetor të Forumit të Davosit, presidenti Xi Jinping vuri në dukje krijimin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit. Jam i mendimit se, për të krijuar këtë komunitet, duhet të dëgjohet zëri i të gjithëve." (Fani/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore