Putini: Nuk do të ndalojmë pjesëmarrjen individuale të sportistëve rusë në Olimpiadën Dimërore

2017-12-07 16:52:50 CRI Komenti juaj Printoni
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka përjashtuar Rusinë nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018, që do të zhvillohen në Pyeongchang të Koresë së Jugut, si ndëshkim për shkeljet lidhur me përdorimin e dopingut në Lojërat Olimpike të Soçit 2014. KON-i megjithatë planifikon të ftojë sportistët rusë të konkurrojnë individualisht nën flamurin olimpik.

Presidenti rus Vladimir Putin bëri të ditur të enjten se nuk do ta ndalojë një gjë të tillë:

"Shumë sportistë - unë i njoh shumë nga ata personalisht - janë përgatitur për këto gara tërë jetën e tyre. Nuk janë vetëm dy vjet përgatitje, po ata janë përgatitur gjithë karrierën e tyre dhe për ta është shumë e rëndësishme (pjesëmarrja). Kështu që ne nuk do t'i ndalojmë asgjë askujt, nuk do të bllokojmë ose të krijojmë kushtet që do ta bënin të pamundur pjesëmarrjen."

Mrekulli
Lajmet Kryesore