Kinë, mbyll punimet Konferenca e Katërt Botërore e Internetit

2017-12-06 10:56:53 CRI Komenti juaj Printoni

Konferenca e Katërt Botërore e Internetit përfundoi të martën në Wuzhen të Kinës.

Drejtori i Zyrës së Informacioneve të Internetit të Shtetiti Xu Lin tha në ceremoninë e mbylljes se presidenti i Kinës Xi Jinping e vlerëson shumë këtë konferencë. Në letrën e tij të urimit, presidenti Xi u kërkoi krerëve të kompanive të teknologjisë të mbledhur në konferencë që të respektojnë sovranitetin e hapësirës kibernetike.

Ai theksoi se sistemi global i internetit ka hyrë në një epokë kyçe, duke bërë thirrje që të respektohet sovraniteti i hapësirës kibernetike dhe të zhvillohet partneriteti si dhe diskutime për nxitjen e përbashkët të zhvillimit.

Gjatë konferencës u zhvilluan 20 nënforume me tema që përfshijnë ekonominë dixhitale, teknologjinë moderne, internetin dhe shoqërinë, menaxhimin e hapësirës kibernetike dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Në këtë aktivitet, janë ftuar mbi 400 kompani të famshme të internetit nga vende të ndryshme, duke u përfshirë kompaninë Alibaba, Baidu, Tecent, Huawei dhe SAP. Konferenca Botërore e Internetit gjithashtu publikoi dokumentin e vitit "Perspektiva e Wuzhen-it".

外名

Mrekulli
Lajmet Kryesore