BE, Juncker: Të impresionuar nga përparimi i Shqipërisë

2017-12-06 10:31:49 CRI Komenti juaj Printoni

"Komision Europian është shumë i impresionuar me përparimin që ka bërë Shqipëria në fusha të ndryshme, kryesisht për sa i përket reformës në sistemin e drejtësisë," deklaroi të martën nga Brukseli, presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Brukseli, me kryeministrin Edi Rama, Juncker përshëndeti përpjekjet e kryeministrit për të luftuar korrupsionin, ndërsa vlerësoi se "është bërë një përparim domethënës në këtë drejtim".

Sipas tij, "nëse bëhet përparim i mëtejshëm gjatë gjashtë muajve në vijim, Këshilli i Ministrave i vendeve anëtare do të propozojë hapjen e negociatave. "Kjo do të varet nga përparimi i reformave në muajt që vijnë. Jam besimplotë se kjo do të ndodhë," u shpreh ai.

Presidenti Juncker konfirmoi po ashtu se do të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli