Gjenevë, vazhdojnë bisedimet e paqes për Sirinë

2017-12-06 10:17:05 CRI Komenti juaj Printoni

Raundi i tetë i bisedimeve ndërsiriane rifilloi të martën në Gjenevë pas pushimit të fundjavës. Diskutimet dypalëshe mes opozitës siriane dhe të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, priten të zhvillohen të mërkurën pasdite.

Drejtorja e Shërbimit Informativ të OKB-së në Gjenevë, Alessandra Vellucci, tha për gazetarët se delegacioni i qeverisë siriane ishte ftuar të kthehej përsëri në Gjenevë dhe i dërguari i posaçëm i OKB "ishte gati të angazhohej në bisedime me ta".

Raundi i ri i bisedimeve për paqen në Siri, i udhëhequr Organizata e Kombeve të Bashkuara, filloi më 28 nëntor në Gjenevë dhe planifikohet të zgjasë deri më 15 dhjetor.

Sipas të dërguarit të posaçëm të OKB-së, de Mistura, pengesa më e madhe për vazhdimin e bisedimeve është "besimi" mes palëve.

Delegacioni qeveritar u kthye në Siri për diskutime gjatë pushimit të fundjavës. De Mistura tha se ai priste që delegacioni të kthehej për rifillimin e diskutimeve në Gjenevë rreth datës 5 dhjetor.

Megjithatë, deri mbrëmjen e së martës, delegacioni qeveritar sirian nuk është shfaqur ende në Gjenevë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore