Trazirat në Jemen shkaktuan 234 të vdekur

2017-12-06 10:15:30 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori Rajonal i Organizatës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Lindjen e Afërt dhe të Mesme, Robert Mardini, njoftoi përmes një postimi në "Twitter" se konflikti ushtarak në Jemen ka shkaktuar 234 viktima dhe afro 400 të plagosur.

Sipas Mardini-t, Komiteti Ndërkombëtari i Kryqit të Kuq po bën të gjitha përpjekjet për të ofruar ilaçe dhe ndihma të tjera.

Burime nga Partia e Kongresit Popullor, e ish-presidentit Saleh konfirmuan të hënën vdekjen e tij. Pamje dhe video që kanë qarkulluar "online" treguan trupin e një burri që i ngjan Salehut, me një plagë të rëndë në kokë. Të shtunën, Saleh ofroi "kthim faqeje" në lidhje me raportet me koalicionin e udhëhequr nga sauditët në mbështetje të presidentit Hadi, nëse ky koalicion do të ndalte sulmet në Jemen dhe do t'i jepte fund bllokadës therëse ndaj vendit. Koalicioni dhe qeveria e Hadit mirëpriti komentet, por rebelët Houthi akuzuan Salehun se po kryente një "puç" kundër një aleance. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore