Irak, riatdhesohen afro tremijë refugjatë

2017-12-06 10:12:59 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi tremijë irakianë të shpërngulur nga lufta u riatdhesuan, njoftoi të martën Ministria e Emigracionit dhe e Refugjatëve e Irakut.

Sipas një deklarate, refugjatët u transportuan nga kampi Al Hasakah i Sirisë Verilindore drejt Mosulit.

Përveç tyre, 182 refugjatë irakianë që ndodheshin në Aazaz në veri të Sirisë, u zhvendosën në një kamp të provincës Duhok të Irakut.

Qysh nga viti 2014, për shkak të organizatës ekstremiste "Shteti Islamik" dhe veprimtarive luftarake kundër tyre, është shkaktuar një numër i madh të pastrehësh, shumë prej të cilëve janë larguar për në Siri. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore