'16+1', Kina e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje të reja

2017-12-04 11:01:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Shqipëria nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, gjatë takimit të gjashtë të krerëve të qeverive të mekanizmit '16+1', që u zhvillua së fundmi në Budapest të Hungarisë.

Në prani të udhëheqësve pjesëmarrës, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe zv./ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Etjen Xhafaj, nënshkruan marrëveshjen mbi bashkëpunimin doganor.

Përveç kësaj, Kina dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi zhvillimin e bashkëpunimit dhe të investimeve në fushën e energjisë mes Fondit Kinë-Europa Qendrore e Lindore dhe Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës të Shqipërisë.

'Grupi i Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Veriut', Ministrisë e Energjisë dhe e Infrastrukturës dhe Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e hidrocentralit Skavicës. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore