Shqipëria përfshihet nga moti i keq, shënohet viktima e parë

2017-12-01 11:11:48 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq të enjten, me stuhi dhe reshje të mëdha shiu, që kanë sjellë përmbytje në mjaft pjesë të vendit. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit janë ndërprerë fluturimet, kurse në disa akse kryesore rrugore ka pasur vëshirësi në qarkullim. Ndërkohë që njoftohet edhe për viktimën e parë nga moti i keq.

Për të ndihmuar qytetarët të përballen me gjendjen e përmbytjeve dhe për të ndihmuar zonat e goditura, ministrja shqiptare e Mbrojtjes Olta Xhaka tha në një konferencë shtypi të enjten se forcat e armatosura të vendit janë të gatshme për të kryer operacionet e shpëtimit.

Sipas Xhakës, institucioneve vendore dhe qendrore u është kërkuar të marrin "masa urgjente" për të parandaluar dëmet nga përmbytja.

Përmbytjet më të mëdha kanë ndodhur në zonën e Shkodrës, ku sipërfaqe të mëdha ndodhen tashmë nën ujë.

Gjendja pritet të përkeqësohet, pasi metereologët kanë parashikuar se stuhitë e shiut do të vazhdojnë të paktën deri të dielën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore